ARKATANA

Besnik Hasi “pushton” Besiktasin, Amedspor merr kreun e Turqisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Amedspor ka shënuar një fitore të madhe në Superligën e Turqisë, duke mposhtur Besiktasin me rezultat 3-2 në një ndeshje dramatike të zhvilluar deri në minutat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi vazhdon kështu një start mbresëlënës të sezonit.

Amedspor e ndërtoi avantazhin që në pjesën e parë. Në minutën e 13-të, Gift Orban realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e epërm për 1-0. Vetëm në minutën e 22-të, Dia Saba e dyfishoi epërsinë me një goditje të saktë nga brenda zonës.

Besiktasi reagoi pas pushimit dhe në minutën e 55-të ngushtoi rezultatin. Dusan Vlahovic përfitoi nga një top i kthyer dhe shënoi për 2-1, duke e rikthyer skuadrën mysafire në lojë.

Amedspor nuk u zmbraps dhe në minutën e 59-të e riktheu epërsinë prej dy golash. Furkan Soyalp përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Besiktasit, doli në skaj të zonës dhe me një goditje të bukur realizoi për 3-1.

Besiktasi u përpoq të gjente golin e dytë, ndërsa Amedspor mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Amadou Cisse me karton të kuq në minutën e 84-t. Presioni i skuadrës së madhe turke u rrit në fund dhe pas rishikimit të një rasti për penallti me VAR, Orkun Kokçu realizoi nga pika e bardhë në minutën e 90+8-të për 3-2.

Hidromorava

Megjithatë, Amedspor arriti ta mbrojë epërsinë në minutat e fundit dhe mori një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit.

Skuadra e Besnik Hasit pas gjashtë xhirove kryeson renditjen me 13 pikë, ndërsa një nga karakteristikat kryesore të saj është edhe fuqia në sulm, me 15 gola të shënuar deri tani.

Në këtë sukses luajtën gjatë gjithë ndeshjes edhe dy futbollistët shqiptarë, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi. Të dy e përfunduan ndeshjen, duke qenë pjesë e rëndësishme e fitores ndaj Besiktasit.

Ndërkohë, Milot Rashica u inkuadrua në minutën e 71-të për Besiktasin dhe pati një paraqitje solide në minutat që qëndroi në fushë. Megjithatë, kontributi i tij nuk mjaftoi që skuadra nga Stambolli të shmangte humbjen.

Me këtë fitore, Amedspor po vazhdon të befasojë në elitën e futbollit turk. Nën drejtimin e Besnik Hasit, skuadra nga Diyarbakiri ka marrë një tjetër rezultat të madh dhe po e ndërton sezonin mbi rezultate, gola dhe një sulm që deri tani ka qenë ndër armët kryesore të saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.