Eko Higjiena

“Haga na ka dënuar, por nuk na ka mposhtur” – Gjilanasit reagojnë pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Aktgjykimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është pritur me reagime të forta edhe në Gjilan dhe në Anamoravë. Trupi Gjykues, më 16 shtator 2026, i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për krime lufte dhe shqiptoi gjithsej 81 vjet burgim: 25 vjet për Hashim Thaçin, 18 për Kadri Veselin, 13 për Rexhep Selimin dhe 25 për Jakup Krasniqin.

Në Gjilan, qytetarë të intervistuar nga redaksia e shohin vendimin me zhgënjim dhe mosbesim, duke e konsideruar atë si një goditje ndaj figurave që, sipas tyre, lidhen drejtpërdrejt me luftën çlirimtare të Kosovës.

“Haga na ka dënuar, por nuk na ka mposhtur”, është një prej mesazheve që përcillet në mesin e qytetarëve të Anamoravës, të cilët thonë se verdikti nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj luftës së UÇK-së dhe figurave të saj.

“Vendimi nuk e ka mposhtur vullnetin e popullit”

Sevdaili, qytetar nga Gjilani, shpreh bindjen se procesi gjyqësor është mbështetur, sipas tij, edhe në materiale që ai i konsideron të diskutueshme.

“Haga është shërbyer me dokumente dhe falsifikime të Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it”, thotë ai, duke shtuar se, sipas tij, gjatë procesit nuk është dëshmuar se katër të dënuarit kanë qenë pjesëmarrës apo të involvuar në veprat për të cilat janë shpallur fajtorë. Asnjë dëshmi dhe asnjë fakt nuk është dëshmuar në Hagë se katër të dënuarit tashmë ishin pjesëmarrës apo të involvuar në veprat penale. Ky vendim do ta trazojë krejt gjakun e shqiptarëve kudo që ndodhen në botë”, shprehet ai.

“Haga ka krijuar një hendek të madh mosbesimi”

Uji Dea

Edhe Ekremi, një tjetër qytetar nga Gjilani, e sheh aktgjykimin si një goditje ndaj besimit në drejtësinë ndërkombëtare.

“Haga ka turpëruar sistemin e drejtësisë ndërkombëtare dhe ka krijuar një hendek të madh të mosbesimit”, thotë ai.

Sipas tij, vendimi krijon përshtypjen se standardet e drejtësisë nuk janë zbatuar në mënyrë të barabartë.

“Haga ka vepruar sikur të ishte Serbia aty, sepse në vend se të dënojë krimet serbe, ka dënuar çlirimtarët shqiptarë. Ky standard është shumë i rrezikshëm për të ardhmen”, deklaron Ekremi.

Aktgjykimi i 16 shtatorit është aktgjykim i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë mundësi të ankohen.

Reagimet në Gjilan pasqyrojnë kështu një përplasje të fortë mes perceptimit të një pjese të qytetarëve për luftën e UÇK-së dhe gjetjeve të një gjykate ndërkombëtare. Për mbështetësit e të dënuarve, verdikti nuk e zhbën karakterin çlirimtar që ata i atribuojnë luftës./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.