Gjilan, 27 vjet nga rivarrimi i dëshmorëve në Kodrën e Dëshmorëve
Gjilan – Në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan u zhvilluan homazhe për nder të Dëshmorëve të Kombit, në 27-vjetorin e rivarrimit të tyre, më 17 shtator 1999.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Kqiku-Latifi, drejtorë të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, si dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Ismet Sylejmani.
Gjatë fjalimeve u rikujtuan rrethanat e vështira të periudhës së pasluftës dhe përpjekjet për rivarrimin e dëshmorëve në Kodrën e Dëshmorëve.
Ahmet Isufi dhe Ismet Sylejmani vlerësuan kontributin e bashkëluftëtarëve, familjarëve, miqve dhe qytetarëve që ndihmuan në realizimin e këtij procesi, duke e cilësuar rivarrimin si një moment të rëndësishëm të bashkimit dhe nderimit të dëshmorëve.
Komuna e Gjilanit, përmes këtij përkujtimi, shprehu respekt dhe mirënjohje për sakrificën e Dëshmorëve të Kombit dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e kujtimit të tyre dhe të vlerave të luftës për liri.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!/rajonipress/


