Fundamenti

Komuna e Kamenicës vazhdon investimet në infrastrukturën e Topanicës dhe Karaçevës së Epërme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore dhe hapësirat publike në disa lokalitete të saj. Punimet në terren janë përcjellë nga afër nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me përfaqësues të ekzekutivit komunal dhe stafit të administratës.

Në fshatin Topanicë ka vazhduar asfaltimi i rrugëve, si pjesë e vazhdimit të një projekti të mëhershëm. Sipas Komunës së Kamenicës, janë asfaltuar “Rruga e Lugit të Demës”, “Rruga Mulla Rexhepi” dhe “Rruga Jakup Jakupi”.

Komuna thotë se investimet në infrastrukturën rrugore synojnë përmirësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të sigurta për banorët.

Mobi Casa

Ndërkohë, në Karaçevë të Epërme janë realizuar punime për rregullimin e trotuarit, në vlerë prej 203 mijë eurosh, ndërsa për rregullimin e varrezave janë investuar 113,996 euro.

Gjatë vizitës në këto lokalitete, kryetari Rahimaj ka bashkëbiseduar edhe me banorët, duke deklaruar se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike.

Sipas tij, qëllimi i këtyre projekteve është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe i infrastrukturës në lokalitetet e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.