Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Endrit Thaçi ka folur pas aterimit në Prishtinë, duke reaguar ndaj aktgjykimit të shpallur në Hagë ndaj babait të tij, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së.
“Gjykatë kriminale, por besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit”, u shpreh ai.
Endriti u kthye në Kosovë pas mesnatës, pasi dje ishte në Hagë për të ndjekur shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.


