Uji Dea

Haziri: “Dënimi i katërshes së UÇK-së kërkon të mos heshtim – kërkojmë drejtësi dhe transparencë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Sokol Haziri, ka reaguar pas dënimit të katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë thirrje për transparencë, informim të publikut dhe respektim të procedurave ligjore.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Haziri e ka cilësuar vendimin si një çështje që, sipas tij, kërkon vëmendje dhe reagim qytetar, duke theksuar se debati duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe brenda kornizës ligjore.

“Dënimi i katërshes së UÇK-së kërkon të mos heshtim. Kërkojmë drejtësi, transparencë dhe respektim të ligjit”, ka shkruar Haziri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë informacion të plotë rreth procesit gjyqësor dhe të mbështesin të drejtën për ankim. Në të njëjtën kohë, Haziri ka kërkuar nga institucionet përgjegjësi dhe llogaridhënie lidhur me zhvillimet dhe procedurat e këtij rasti.

Mobi Casa

Në mesazhin e tij, kryetari i AAK-së në Gjilan ka vënë theksin edhe te mënyra e reagimit qytetar, duke kërkuar që çdo veprim të jetë paqësor dhe i bazuar në informacione nga burime të besueshme.

“Mos heshtim. Kërkojmë drejtësi. Kërkojmë të vërtetën”, përfundon deklarimi i Hazirit.

Reagimi vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së vazhdojnë të jenë temë e rëndësishme e debatit publik në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.