Hidromorava

Ish-ambasadori holandez kritikon BE-në për qëndrimin ndaj Speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Bosch ka thënë se pjesa e dytë e deklaratës së BE-së ishte e pritshme, pasi, sipas tij, BE-ja nuk mund ta kritikojë një gjykatë që është pranuar nga institucionet.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se BE-ja mund të ishte më pak lavdëruese ndaj kësaj gjykate, duke luftës në Kosovë.

Bosch ka përmendur edhe strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, duke thënë se NATO-ja kishte vështirësi në komunikimin me forcat në terren për shkak të mungesës së një strukture të qartë.

Fundamenti

Ai ka theksuar se kjo çështje, sipas tij, duhet të merret parasysh në vlerësimin e procesit gjyqësor dhe ka kritikuar vlerësimin e BE-së se procedurat ishin të drejta dhe të paanshme.

BE-ja, ndërkohë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe rajon që të tregojnë përmbajtje. Zëdhënësi Guillaume Mercier tha se Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar duhet t’u mundësohet të përmbushin mandatin e tyre pa ndërhyrje.

BE-ja ka theksuar gjithashtu se aktgjykimi i shkallës së parë është dhënë përmes procedurave të drejta, të paanshme dhe të pavarura, ndërsa ka rikujtuar se të dënuarit kanë të drejtë ankese. /RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.