Zabërgja shkëlqen në Kupën e Ukrainës, gol dhe asist në fitoren e FC Kharkiv
Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka zhvilluar një paraqitje të spikatur me fanellën e FC Kharkiv në Kupën e Ukrainës.
Zabërgja ishte protagonist kryesor në fitoren 2:0 të skuadrës së tij ndaj Prykarpattya, duke realizuar një gol dhe duke asistuar në golin tjetër, shkruan Indeksonline
Futbollisti kosovar tregoi edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv, duke ndihmuar FC Kharkiv të sigurojë kualifikimin në Kupën e Ukrainës.
Pas golit, Zabërgja festoi në mënyrën e tij karakteristike, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.


