“Sot u vra liria jonë”, Leonora Jakupi reagon ashpër pas vendimit në Hagë
Leonora Jakupi ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Këngëtarja publikoi një fotografi të katër ish-krerëve të UÇK-së, shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa reagimin e nisi me fjalët: “Sot u vra liria jonë”!
“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës”, shkroi Jakupi, duke e kundërshtuar fuqishëm vendimin dhe duke shtuar se, sipas saj, ai ishte dhënë “në emrin e Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës”.
Reagimi i saj vjen pasi më 16 shtator Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa të katërtit u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte; vendimet mund të apelohen. /Prive By Liberta Spahiu.


