Mobi Casa

Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë dhe zhgënjyes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje për maturi dhe unitet.

“Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka deklaruar se pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, të cilat sipas tij rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces.

Eco Higjiena

Ahmeti ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, Gjykata ka shpallur të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit dhe ka potencuar se UÇK-ja kishte pasur si objektiv pavarësinë e Kosovës.

“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund”, ka shkruar ai.

Në fund, Ahmeti ka deklaruar se “lufta e UÇK-së ishte luftë për liri” dhe se historia e Kosovës, sipas tij, nuk mund të rishkruhet.“Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!”, ka përfunduar Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.