Edi Rama reagon pas aktgjykimit në Hagë: Marre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka shprehur reagimin e tij me një fjalë të vetme: “Marre”.
Reagimi i kryeministrit shqiptar vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


