Mobi Casa

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë – 13 vjet burg

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tij, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Telegrafi.

Ndonëse gjatë gjithë procesit të stërzgjatur gjyqësor, Selimi kishte thënë se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë dhe nuk është penduar për asnjë ditë që e kishte kaluar në fronte të luftës, madje edhe po të ishte vendi sot në luftë, do të ishte duke luftuar, trupi gjykues në krye me Charles Smith III, e shpallën fajtor me 13 vjet burgim.

Arrestimi i Selimit kishte ndodhur në nëntor 2020, ndërsa gjykimi filloi në prill 2023.

Rexhep Selimi u transferua në paraburgim në Hagë në nëntor 2020. Gjatë gjithë procesit, ai u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave.

Aktakuza përfshin krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria në këtë proces tha se gjatë periudhës së luftës 1998–1999 janë kryer vrasje, përndjekje, burgosje/ndalim, torturë dhe vepra të tjera ndaj personave të ndryshëm.

Konstatimet e Gjykatës për Selimin: Mori pjesë në arrestime dhe ishte i pranishëm në vendet ku u kryen krimet

Hidromorava

Pra, nga fillimi i gjykimit deri te mbyllja e procedurës së provave kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë. Prokuroria e mbylli paraqitjen e saj më 15 prill 2025.

Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit – Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave, përcjell Telegrafi.

Katër akuza për krime lufte – arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.

Gjykata Speciale ka konstatuar sot, më 16 shtator 2026 se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999. Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

Deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026.

Pas përfundimit të provave më 18 dhjetor 2025, palët dorëzuan parashtresat përfundimtare dhe deklaratat përmbyllëse u zhvilluan 9–18 shkurt 2026.

Edili Project mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.