Uji Dea

Gjilan: Gjatë mbrëmjes gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij, trupi dërgohet për obduksion

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes, pasi një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.

Sipas të dhënave të policisë, rasti është raportuar më 15 shtator 2026, rreth orës 21:20. Viktima, mashkull shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa pas rastit janë ndërmarrë veprimet e parapara procedurale.

UBT

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si “Hetim i vdekjes”, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore dhe ekzaminimit mjekoligjor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.