Fundamenti

“Mirë që nuk u largua, verë jo e lehtë për të”, te Hoffenheimi të lumtur me rikthimin e Fisnik Asllanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Hoffenheimi është tepër i lumtur që Fisnik Asllani u rikthye nga lëndimi dhe që do të jetë me ekipin për ta ndihmuar t’i kompletojë objektivat.

Leipzig dhe Hoffenheim kishin arritur marrëveshje për transferimin e yllit të Kosovës në një marrëveshje mbi 30 milionë euro, megjitahtë gjithçka dështoi shkaku që lojtari nuk i kompletoi testet mjekësore.

Kësisoj, ai qëndroi te Hoffenheim, duke humbur disa ndeshje shkaku i lëndimit, megjithatë u rikthye në fundjavë kundër Stuttgartit. Drejtori sportiv i skuadrës gjermane Andreas Schicker është shprehur tepër i lumtur që kosovari ende është në skuadër.

“Nuk ishte një verë e lehtë për Fisin. Jemi të lumtur që është këtu, mund ta shihni se në disa minuta ndaj Stuttgartit e dëshmoi se mund të na ndihmojë sërish”.

ARKATANA

“Ndihem i lumtur që është këtu sepse ka shumë ndeshje, sidomos deri në janar dhe shpresoj edhe më gjatë. Na duhen të gjithë lojtarët, prandaj mirë që Fisi është rikthyer gjithashtu”.

Ndërkohë, “Kicker” ka lënë të hapur mundësinë që Asllani të largohet në afatin kalimtar të janarit, ngase vazhdon të vëzhgohet nga top klubet evropiane.

Përndryshe, është ende e paqartë nëse Asllani do t’i bashkohet Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.