Shtatë gola në 7 ndeshje, Seferi në formën e karrierës
Ylli kuqezi, Taulant Seferi po shkëlqen në ligën e dytë të Turqisë.
Me Kayserisporin e tij ai ka shënuar 2 gola kundër Istanbulsporit, ku fituan me rezultat të thellë 4-0.
Lojtari nga Kumanova, tashmë ka gjithsej 7 gola në 7 ndeshje duke u renditur si i dyti në listë pas ish-sulmuesit të Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho./IndeksOnline/


