United Hospital

Gjilani në terr për ditën e katërt, qytetarët alarmojnë për pasiguri: “Komuna urgjentisht duhet të rikthejë ndriçimin publik”

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ka hyrë në ditën e katërt mungesa e ndriçimit publik në disa prej lagjeve të mëdha të Gjilanit, duke lënë qytetarët në një situatë që ata e konsiderojnë shqetësuese dhe të pasigurt. Rrugë të tëra mbeten të zhytura në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa, sipas banorëve, nga institucionet komunale deri tani nuk ka pasur reagim të mjaftueshëm për zgjidhjen e problemit.

Banorët thonë se mungesa e ndriçimit po e vështirëson jetën e përditshme dhe po krijon ndjenjë pasigurie, veçanërisht gjatë natës. Ata shprehen të shqetësuar edhe për mundësinë e vjedhjeve dhe incidenteve të tjera në zona ku lëvizja e qytetarëve bëhet më e vështirë për shkak të errësirës.

“Komuna urgjentisht duhet të sigurojë ndriçimin publik. Nuk është normale që qytetarët të kalojnë net të tëra në terr dhe askush të mos japë përgjigje”, thotë Milaimi, 53-vjeçar, banor i Gjilanit.

Ai shprehet kritik ndaj qeverisjes komunale, duke thënë se qytetarët presin më shumë përgjegjësi dhe reagim institucional.

“Kemi votuar njerëz që duhet të kenë respekt dhe ndërgjegje për qytetarin. Nuk mund të lihet një komunë e tërë në këtë gjendje dhe të mos ketë reagim”, shprehet ai.

Uji Dea

Edhe banori tjetër, Lulzimi, thotë se mungesa e ndriçimit publik po e dëmton imazhin e qytetit dhe standardin e jetesës së banorëve.

“Gjilani po e humb gjithnjë e më shumë imazhin e një qyteti me standarde evropiane. Kur rrugët dhe lagjet mbeten në terr për ditë të tëra, qytetarët ndihen të lënë pas dore”, thotë ai.

Banorët kërkojnë që Komuna e Gjilanit të reagojë sa më shpejt dhe të ndërhyjë për rikthimin e ndriçimit publik, duke konsideruar se ky nuk është vetëm problem komoditeti, por edhe çështje e sigurisë publike.

Deri në publikimin e këtij raportimi, nuk është bërë i ditur ndonjë afat konkret se kur pritet të rikthehet ndriçimi në lagjet e prekura, ndërsa shqetësimi i banorëve po rritet me kalimin e çdo nate.

Katër ditë në terr janë më shumë se një defekt teknik – për banorët, janë katër ditë pasigurie dhe pritjeje për një reagim institucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.