Uji Dea

“Qeveria Kurti 4” ndez reagimet në murin e Alban Hysenit: urimi për qeverinë shoqërohet me kritika për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas votimit të Qeverisë Kurti 4 në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar në rrjetet sociale duke e përshëndetur formimin e kabinetit të ri qeveritar dhe duke i uruar sukses kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij. Por, urimi i kryetarit të Gjilanit nuk është pritur vetëm me komente pozitive. Postimi është shndërruar në një hapësirë të kritikave të qytetarëve, të cilët kanë ngritur një varg çështjesh që lidhen me investimet, infrastrukturën, ujin, sportin dhe përfaqësimin politik të Gjilanit dhe Anamoravës.

“QEVERIA KURTI 4! Suksese Kryeministrit Albin Kurti dhe gjithë ministrave”, ka shkruar Hyseni në postimin e tij.

Por, urimi i kryetarit të Gjilanit nuk është pritur vetëm me komente pozitive. Postimi është shndërruar në një hapësirë të kritikave të qytetarëve, të cilët kanë ngritur një varg çështjesh që lidhen me investimet, infrastrukturën, ujin, sportin dhe përfaqësimin politik të Gjilanit dhe Anamoravës.

Njëri prej komentuesve, Arianit Kqiku, ka reaguar me ironi duke iu referuar projekteve infrastrukturore, ndërsa Baki Shala ka vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e qeverisë së re.

“Urime për nja dy-tri javë, derisa të flasë Gjykata Kushtetuese!”, ka shkruar Shala.

Kritika të drejtpërdrejta për projektet që, sipas tyre, presin realizim në Gjilan ka bërë edhe Kenan Ahmeti.

“Kujtoja pak edhe Stadiumin, Autostradën, Palestrën e Sporteve e shumë e shumë projekte tjera me rëndësi. Pastaj bëja urime”, ka shkruar ai, duke kërkuar nga kryetari që qyteti të mos trajtohet vetëm si zonë elektorale.

UBT

Në një tjetër koment, Reshat Ramadani ka ngritur shqetësimin për furnizimin me ujë në Dobërçan, duke pretenduar se banorët po përballen me ndërprerje të shpeshta të ujësjellësit.

“2-3 ditë me ujësjellës, 4-5 ditë pa ujë!”, shkruan Ramadani.

Edhe Labi Xh. Hasani ka reaguar në mënyrë kritike, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e qeverisjes për të përmbushur premtimet.

Ndërkohë, Selajdin Maliqaj ka ngritur akuza politike lidhur me raportet e pushtetit me Listën Serbe, ndërsa Arsim Murseli ka kritikuar mungesën e një ministri nga Gjilani apo Anamorava në kabinetin e ri qeveritar, duke e cilësuar këtë si “poshtërim për Anamoravën”, pavarësisht mbështetjes së madhe elektorale që kjo zonë i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu, një postim i shkurtër i Alban Hysenit, i cili synonte të përcillte urime për Qeverinë Kurti 4, është kthyer në një debat publik për problemet dhe pritjet e qytetarëve të Gjilanit.

Në thelb të reagimeve qëndrojnë kërkesat për investime konkrete, përmirësim të infrastrukturës, zgjidhjen e problemeve me furnizimin me ujë, realizimin e projekteve sportive dhe infrastrukturore, si dhe përfaqësim më të madh të Anamoravës në institucionet qendrore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.