Uji Dea

KKSB: Situata e sigurisë në Viti e qetë dhe stabile

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar si të qetë, stabile dhe të menaxhueshme situatën e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Vitisë.

Vlerësimi është bërë në mbledhjen e katërt të rregullt të KKSB-së, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve komunale dhe mekanizmave të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ka qenë i rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunë.

Në takim është diskutuar edhe fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027. Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit, Xhevdet Llulleci, ka bërë të ditur se procesi mësimor ka nisur pa probleme të theksuara.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Ruzhdi Abdullahu, ka prezantuar statistikat e rasteve të raportuara gjatë periudhës së fundit, duke vlerësuar se gjendja e sigurisë mbetet stabile dhe e menaxhueshme.

FIDANISHTJA

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe data 16 shtator, kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Kapiten Abdullahu u ka bërë apel qytetarëve që ta presin vendimin me qetësi, përgjegjësi dhe maturi, duke shmangur provokimet dhe çdo veprim që mund të çojë në incidente.

Megjithatë, gjatë mbledhjes janë ngritur edhe disa shqetësime konkrete. Anëtarët e KKSB-së kanë diskutuar dy rastet e sulmeve fizike ndaj punëtorëve shëndetësorë – një në QKMF-në e Vitisë dhe tjetri në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran.

Po ashtu, është diskutuar edhe rasti i fundit i lëndimit të një punonjëseje në një qendër tregtare në Viti. Me këtë rast është kërkuar angazhim më i madh i inspektorëve në terren dhe forcim i kontrolleve për të garantuar siguri më të madhe për punëtorët.

Në përfundim, anëtarët e KKSB-së kanë vlerësuar se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe mekanizmave të sigurisë është thelbësor për parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e një klime të sigurt për qytetarët e Komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.