ARKATANA

Trajneri shqiptar me rezultate pozitive te Amedspori, Besnik Hasi: Po vazhdojmë të rritemi!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Besnik Hasi po vazhdon të lërë gjurmë në futbollin turk. Trajneri shqiptar ka udhëhequr Amedspor në një nga fitoret më të bujshme të ekipit, duke mposhtur mbrëmë Besaksehirin me rezultatin e thellë 5-0 në kuadër të Superligës së Turqisë.

Pas ndeshjes, Hasi shprehu kënaqësinë për paraqitjen e skuadrës, ndërsa veçoi disiplinën taktike, presionin e lartë dhe mentalitetin e futbollistëve të tij, shkruan Indeksonline

“Jam shumë i lumtur. E dua shumë këtë qytet. Njerëzit na afrohen sikur të jemi në shtëpinë tonë. Ne presim të njëjtin qëndrim si në ditët e këqija, ashtu edhe në ditët e mira”, deklaroi Hasi pas fitores.

Trajneri shqiptar vlerësoi mënyrën se si luan Besaksehiri, por zbuloi se Amedspor kishte përgatitur një plan të qartë për ta neutralizuar kundërshtarin.

“Kam shumë respekt për mënyrën se si luan Besaksehir, për presionin e lartë dhe mbrojtjen një kundër një. Edhe ne menduam të luanim në të njëjtën mënyrë. U vendosëm lart, luajtëm një kundër një dhe nuk i lejuam të ndërtonin lojën nga prapa”, u shpreh ai.

Sipas Hasit, dinamika e kundërshtarit ishte një nga rreziqet kryesore të ndeshjes, por skuadra e tij arriti ta neutralizojë.

“Ata janë shumë dinamikë, por ne arritëm t’i ndalonim. E përgëzoj ekipin tim, ishte një fitore fantastike”, tha trajneri shqiptar.

Mobi Casa

“I paralajmërova lojtarët të mos tërhiqeshin”

Hasi zbuloi gjithashtu se gjatë ndeshjes u kishte kërkuar vazhdimisht futbollistëve të tij të mos tërhiqeshin pas shënimit të golit të parë dhe të vazhdonin të kërkonin golin e dytë.

“I paralajmërova shumë lojtarët për nevojën që të vazhdonin të shtynin përpara për golin e dytë dhe të mos tërhiqeshin. Dëshira e lojtarëve ishte shumë e madhe. Vazhduam në të njëjtën mënyrë edhe në pjesën e dytë dhe i gjetëm golat”, deklaroi Hasi.

Sipas tij, kjo qasje ndikoi edhe në aspektin psikologjik të skuadrës.

“Kjo i dha ekipit shumë besim. Ata po rriten, po vazhdojnë të rriten dhe të zhvillohen”, shtoi ai.

Megjithatë, pavarësisht fitores spektakolare 5-0, Hasi u tregua i kujdesshëm dhe kërkoi nga skuadra të mos e humbasë përqendrimin.

“Ky është vetëm një takim dhe jemi ende në fillim të kampionatit. Duhet të qëndrojmë modestë, t’i mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë shumë fort”, përfundoi trajneri shqiptar./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.