UBT

IEG vlerëson progresin e Kosovës në sektorin financiar, BQK: Konfirmim i rëndësishëm i reformave

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka mirëpritur vlerësimin pozitiv të Independent Evaluation Group (IEG) të Grupit të Bankës Botërore për mbështetjen e dhënë ndaj sektorit financiar të Kosovës dhe progresin e arritur gjatë viteve të fundit.

IEG, si strukturë e pavarur vlerësuese e Grupit të Bankës Botërore, ka analizuar efektivitetin dhe rezultatet e programeve të këtij institucioni në Kosovë, ndërsa misioni vlerësues dhe faktmbledhës i Bankës Botërore u mirëprit nga BQK në një takim të zhvilluar më 8 dhjetor 2025.

Sipas raportit, Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve financiare, modernizimin e infrastrukturës financiare dhe avancimin e reformave që synojnë integrimin e sektorit financiar të vendit në tregjet financiare evropiane.

Në veçanti, raporti vlerëson rolin e BQK-së në forcimin e stabilitetit financiar, zhvillimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, si dhe modernizimin e sistemit të pagesave.

“BQK ka luajtur rol kyç në forcimin e stabilitetit financiar, avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, si dhe në modernizimin e sistemit të pagesave”, thuhet në vlerësimin e IEG-së.

Raporti konstaton se korniza mbikëqyrëse e BQK-së është harmonizuar në masë të madhe me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Sipas vlerësimit, reformat e ndërmarra kanë kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit financiar.IEG vlerëson gjithashtu avancimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, si dhe forcimin e mekanizmave për menaxhimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Një ndër fushat kryesore të analizuara në raport është reformimi i sistemit të pagesave dhe përgatitjet e Kosovës për integrimin në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Uji Dea

Sipas raportit, BQK ka udhëhequr procesin e modernizimit të infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe harmonizimit të saj me standardet evropiane.

“Reformat në sistemin e pagesave kanë krijuar një bazë të rëndësishme për pagesa më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta për qytetarët dhe bizneset”, vlerëson raporti.

Raporti i kushton rëndësi edhe Strategjisë Kombëtare të Pagesave, duke theksuar se reformat në këtë fushë kanë ndikuar në zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike dhe në transformimin digjital të sektorit financiar.

Sipas IEG-së, këto zhvillime krijojnë kushte më të favorshme për rritjen e konkurrencës, nxitjen e inovacionit, zgjerimin e përfshirjes financiare dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

Megjithëse vlerësimi konfirmon progresin e arritur, raporti thekson se disa nga përfitimet më të rëndësishme të reformave pritet të materializohen plotësisht gjatë fazës së zbatimit në vitet e ardhshme.BQK e ka cilësuar bashkëpunimin me Bankën Botërore si të rëndësishëm dhe vlerësimin e IEG-së si konfirmim të progresit të arritur në forcimin e sektorit financiar të Kosovës.

“BQK mbetet e përkushtuar në vazhdimin e reformave që forcojnë stabilitetin financiar, mbështesin zhvillimin e tregjeve financiare dhe avancojnë integrimin evropian të sektorit financiar të Kosovës”, thekson banka.

Sipas BQK-së, reformat do të vazhdojnë të orientohen drejt standardeve më të mira ndërkombëtare dhe objektivave strategjike të vendit.Raporti për Kosovën është pjesë e një vlerësimi më të gjerë dhe afatgjatë të angazhimit të Grupit të Bankës Botërore në vend.

Në kuadër të këtij procesi është analizuar edhe zhvillimi i sektorit financiar, mbështetja për forcimin e rolit të BQK-së dhe zbatimi i reformave të ndërmarra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.