ARKATANA

Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i ftuar në Euro në T7 ka folur për zhvillimet e sotme në Kuvend. Mustafa ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se nga kjo parti s’ka pasur vullnet për të arritur marrëveshje apo konstituimin e Kuvendit.

‘’Siç e kemi pa qysh prej përfundimit të zgjedhjeve, nuk ka pas një vullnet nga partia që ka dalë e para, që të filloi me negociatat për arritjen e një marrëveshje dhe konstituimin e kuvendit. Është shfrytëzua që të shtyhet çdo afat i mundshëm. Çdo palë zgjedhje, VV’ja ka dalë e para, po institucione nuk kemi, ka ndërru vetëm arsyetimet e ndryshme, rezultati është i njëjti. Sot është pa qartë që VV’ja dhe Kurti nuk kanë vullnet për me i dhanë vendit institucione, me siguri një funksion normal të shtetit’’, ka thënë ai.

Mobi Casa

Tutje, sot ka pasur ‘’skenar të turpshëm’’, duke thënë se e njëjta u ‘kompozua’ nga Albin Kurti, dhe i njëjti është interpretuar ‘’në mënyrë të paskrupullt’’ nga Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci.‘’Ka mbi një muaj që ne po kërkojmë kthimin e deputetëve në kuvend, sepse vendi ka dalë ka tejkalua çdo afat kushtetues. Seanca u ftu jashtë çdo afati kushtetues, dhe ju kemi bashkëngjit asaj, sepse dëshirojmë ti japim vendit institucione, kuvend funksional, sidomos në dritën e 16 shtatorit. Çka kemi gjete, kemi gjete një skenar të turpshëm të lojës me nënkryetarë, që kurrë nuk ka qenë çështje vota për nënkryetar. Nënkryetarët përfaqësojnë grupet parlamentare. Kjo lojë që është kompozua nga Albin Kurti, dhe po interpretohet në mënyrë të paskrupullt nga Haxhiu e Nagavci, po tregon që kjo parti e ka shndërrua kuvendin në cirk’’, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.