UBT

Zhvillimet në Kuvend, Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, duke reaguar lidhur me zhvillimet në Kuvend, ka thënë se, sot është par ana e ‘’errët e atyre që janë zgjedh’’.

Ai ka shtuar se veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes, s’janë të rastësishme, porse ky është ‘’proces i fajësimit edhe i zgjedhjes së datës të zgjedhjeve’’, përcjell Gazeta Express.

‘’Ajo që po e shohim në Kuvendin e Kosovës në këto ditë, e posaçërisht ajo që e pamë sot në Kuvend, tashmë ka kalu prej nivelit të shkeljeve brutale të Kushtetutës të ligjit dhe rregullores së Kuvendit. Sot e kemi pa edhe anën e errët njerëzore të atyre që janë zgjedh. Mu më duhet me ju thirr sot dhe me ju tregu se, asgjë që po shihni nuk është e rastësishme, krejt është proces i fajësimit edhe i zgjedhjes së datës të zgjedhjeve’’, ka deklaruar Gjini.

Tutje, ai ka shtuar se Vetëvendosja ka uzurpuar institucionet e vendit, dhe se kjo parti po e nëpërkëmb shtetin, institucionet dhe të ardhmen e qytetarëve.

Uji Dea

‘’Njerëzit të cilët, ju i keni votuar i kanë uzurpuar institucionet e Kosovës, po e nëpërkëmbin shtetit, këto institucione, të ardhmen tuaj. Mos i votoni më, mos leni që kjo kastë e njerëzve, këta njerëz që nuk e duan Kosovën, as juve që i votni, mos leni me e shkatërru Kosovën. Kemi me shku në zgjedhje, se vetë kanë vendos me shku në zgjedhje. Është detyrë e juaja, e jona dhe e secilit njeri që jeton në Kosovë me e mbrojt shtetin, demokracinë prej shkatërrimit që po e shkaktojnë këta njerëz. Ndaleni këta njerëz, ndaleni, se vetë nuk e kanë plan me u ndalë’’, ka thënë ai në video adresim.

‘’Kjo maskaradë që ndodhi sot në Kuvend është lojë e pastër për të blerë kohë, që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor. Kjo edhe nëse çmimi është shkatërrimi i institucioneve të shtetit.

Ky është mesazhi im dhe i Aleancës për të gjithë qytetarët e Kosovës!’’, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.