UBT

Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit nga akuza për pengim të drejtësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, mbrojtësja e Hashim Thaçit, avokatja Sophie Menegon kërkoi që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues.

Sipas Menegon, vendimi i Gjykatës nuk duhet të mbështetet në spekulimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por në prova, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prokuroria iu kërkon juve që të dërgoni në burg zotin Thaçi për 6 vjet për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit të cilat nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Ne kërkojmë që vendimi i juaj që të bazohet në prova dhe jo në spekulime edhe që të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, tha Menegon.

Ajo tha se dëshmitarët që i përmend Prokuroria, kur janë thirrë për të dëshmuar, kanë pohuar se nuk janë ndikuar nga askush.

Eco Higjiena

“Dëshmitarët e përmendur në aktakuzë siç është Mustafa (Remi), Bislim Zyrapi apo dëshmitari 4 kur janë marrë në pyetje nga ZPS-ja kanë pohuar se nuk ka ndërhyrë askush tek ata”, shtoi Menegon.

Avokatja Menegon tha se në këtë çështje nuk ka asnjë viktimë, dhe se nga ZPS-ja nuk provohet fajësia e klientit të tij.

Sipas Menegon, ZPS-ja po kërkon dënim për Thaçin, me arsyetimin se i duhet t’i mbulojë dhe arsyetojë sipas saj masat tejet ndërhyrëse që janë marrë ndaj Thaçit për muaj të tërë.

“Pra, incizimi i fshehtë i të gjitha bisedave të tij dhe bisedave telefonike dhe bisedave jo të privilegjuara, përfshirë me bashkëshorten dhe djalin e tij”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.