United Hospital

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe e Ngarkuara me Punë, znj. Prattipati diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Abdixhiku e ka informuar Prattipatin për qëndrimet e partisë lidhur me situatën politike në vend.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional”, thuhet më tej.

ARKATANA

Në takim është diskutuar edhe për nevojën e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e institucioneve.

“U diskutua edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm dhe demokratik të institucioneve të vendit, në shërbim të qytetarëve”, bëri të ditur LDK-ja.

Në fund të takimit, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, duke u theksuar edhe rëndësia e “ruajtjes dhe thellimit” të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.