Uji Dea

Musliu: 16 shtatori, data e dytë më e rëndësishime, Kosova s’duhet të jetë pa konstituim të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se subjekti i saj do të marrë pjesë në seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se pavarësisht kalimit të afateve kushtetuese, konstituimi i legjislativit është me rëndësi të madhe, edhe për shkak të datave të rëndësishme, siç është ajo e 16 shtatorit, kur do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Nesër do të marrim pjesë në seancë dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrat tona. Ne nuk guxojmë që ta braktisim rendin kushtetues. Pa u bë ky hap nuk mund të kthehet rendi kushtetues. Duke u bazuar në datat shumë të rëndësishme, marshi për UÇK-në dhe po ashtu data shumë e rëndësishme 16 shtatori, që është data më e rendësishme pas shpalljes së pavarësisë. Mendoj që ne vetëdijen kombëtare, për popullin e Kosovës, duhet të jetë data më e rëndësishme.”, ka thënë ajo.

Uji Dea

Ajo ka thënë se 16 shtatori nuk do të duhej ta gjente Kosovën pa konstituim të Kuvendit.

“Çfarëdo vendimi që do të merret me 16 shtator, do të ishte fatale nëse Kosova nuk ka institucione”, ka thënë ajo.Ajo ka thënë se është qëndrim i organeve të partisë për të marrë pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit.

“PDK ka konsistencë në qëndrime. Që nga 8 gushti i kemi bërë thirrje VV-së, Kurtit dhe Deharit që ta thërrasë seacën konstituive, gjë që nuk ka ndodhur. Ne jemi për kthimin e kushtetutshmërisë në institucione. Kemi pasur debat të gjerë brenda partisë dhe PDK-ja nuk ka mëdyshje që nesër duhet të jemi në Kuvendin e Kosovës. Pa përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe të nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i pakonstituar. Ne jemi të vetëdijëshëm që të gjitha afatet kushtetuese kanë kaluar. PDK-ja kërkon me ngulm që të konstituohet Kuvendi.”, ka thënë tutje Musliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.