United Hospital

Lutfi Haziri u kthen përgjigje Hotit e Bajramit: S’ka kohë për kryetar të ri të LDK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi kryesor i partisë në këtë periudhë duhet të jetë zgjidhja e presidentit të Republikës së Kosovës.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka deklaruar se LDK-ja aktualisht nuk duhet të shpërqendrohet nga kjo çështje, duke e cilësuar atë si detyrën kryesore që partia duhet ta përmbushë.

“E para dhe më e rëndësishmja, angazhimi i LDK-së është dhe duhet të mbetet vetëm në zgjidhjen e presidentit të Republikës. Vetëm kjo është detyra kryesore që ne po e kalojmë sot”, ka thënë Haziri.

Ai është ndalur edhe te zhvillimet brenda LDK-së dhe debatet e fundit rreth kryetarit Lumir Abdixhiku dhe delegatëve të partisë.

Mobi Casa

Haziri ka theksuar se brenda LDK-së nuk ka vend për kontroll të mendimit politik, duke nënvizuar se dallimet dhe qëndrimet e ndryshme duhet të respektohen.

“Ne në LDK nuk mendojmë me pas polici të mendimit. Në mendimin politik e respektojmë dhe e vlerësojmë dallimin. Mundesh me pa vet”, është shprehur Haziri.

Ai ka bërë të ditur se debatet dhe dallimet brenda partisë janë pjesë e demokracisë së brendshme dhe se secili anëtar duhet të ketë hapësirë për të shprehur qëndrimin e tij politik.

Sipas Hazirit, LDK-ja ka kaluar tashmë nëpër procese të brendshme ku janë diskutuar dhe votuar çështjet e ngritura, ndërsa rezultatet e tyre janë pranuar nga struktura e partisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.