Abazi: Çfarëdo vendimi të merret në Hagë, Serbia do të tentojë ta destabilizojë Kosovën
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Për 16 shtatorin, u diskutua me ish-deputetin Haki Abazi.
Abazi tha në Klan Kosova se cilido të jetë vendimi në Hagë, Serbia e ka skenarin e tentim-destabilizimit të Kosovës.
“Ndërsa Kurti në vend se të jetë i paraqitur para publikut me planin për ta mbrojtur Republikën, për t’i mbrojtur edhe njerëzit në Hagë, për ta mbrojtur edhe kushtetutshmërinë. kushtetutshmërinë që dy vjet e ka eliminuar komplet. Sot po vazhdojmë të jemi jashtë kontekstit kushtetues duke vepruar”, deklaroi Abazi.


