Mobi Casa

Pacolli: Aty ku është Mabetex, është edhe Kosova – flamuri i Kosovës valëvitet në Panairin Ndërkombëtar të Ndërmarrësisë në Bengazi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bengazi – Kompania Mabetex Group është duke përfaqësuar Kosovën në Panairin Ndërkombëtar të Ndërmarrësisë në Bengazi, ku po prezanton projektet, përvojën dhe kapacitetet e saj në tregjet ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për prezantimin e kompanisë në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Pacolli ka theksuar se Mabetex po merr pjesë në panair përkrah kompanive të rëndësishme globale, duke e cilësuar prezencën e saj si një dëshmi të përvojës dhe reputacionit të ndërtuar ndër vite në tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, interesi i madh i vizitorëve dhe pjesëmarrësve për stendën e Mabetexit dëshmon për besimin dhe respektin që kompania ka krijuar përmes projekteve dhe veprimtarisë së saj ndërkombëtare.

“Aty ku është Mabetexi, është edhe Kosova!”, ka shkruar Pacolli, duke vënë në pah edhe praninë e flamurit të Kosovës pranë prezantimit të kompanisë.

ARKATANA

Ai ka deklaruar se është veçanërisht krenar që, krahas emrit të Mabetexit, në këtë panair valëvitet edhe flamuri i Republikës së Kosovës, duke e paraqitur këtë si një formë të përfaqësimit të vendit në hapësirat ku kompania zhvillon aktivitetin e saj.

Prezenca e Mabetexit në Bengazi vjen në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve dhe prezantimit të kompanisë në tregje të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa panaire të tilla shërbejnë si mundësi për krijimin e kontakteve të reja biznesore dhe promovimin e kapaciteteve profesionale.

Në fund të postimit, Pacolli ka falënderuar stafin e Mabetexit në Bengazi për përkushtimin, profesionalizmin dhe organizimin e prezantimit në këtë panair.

Përmes këtij prezantimi, Mabetex synon të promovojë jo vetëm identitetin dhe kapacitetet e kompanisë, por edhe praninë e Kosovës në një prej hapësirave ndërkombëtare ku zhvillohen kontakte dhe bashkëpunime të reja ekonomike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.