Uji Dea

Eurogoli i Leon Avdullahut, mesfushori shënon në portën e Borussia Dortmundit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Leon Avdullahu ka realizuar golin e parë me fanellën e Hoffenheimit, duke bërë një nisje fantastike në derbin ndaj Borussia Dortmundit.

Mesfushori kosovar shënoi në minutën e 45-të, kur me një gjuajtje të fuqishme dhe shumë të bukur nga distanca e dërgoi topin në rrjetë, duke realizuar një eurogol për 1-0.

Ky ishte një gol veçanërisht i rëndësishëm për Avdullahun, pasi është i pari i tij me Hoffenheimin, në sezonin e dytë që po e zhvillon me skuadrën gjermane. Goli i tij bëri që Hoffenheimi ta mbyllte pjesën e parë në epërsi ndaj Dortmundit.

Avdullahu ka vazhduar të jetë një prej futbollistëve me rritjen më të madhe të vlerës në treg. Aktualisht, sipas Transfermarkt, vlera e tij ka shkuar në 30 milionë euro, ndërsa së fundmi ai ka vazhduar kontratën me Hoffenheimin deri në vitin 2031.

FIDANISHTJA

Në formacionin titullar të Hoffenheimit nga minuta e parë është edhe Albian Hajdari, i cili në këtë përballje është ndëshkuar me karton të verdhë.

Ndërkohë, sulmuesi tjetër kosovar i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ende nuk i është bashkuar skuadrës.

Për Avdullahun, ky gol mund të jetë një tjetër moment i rëndësishëm në zhvillimin e tij në futbollin gjerman, ndërsa realizimi ndaj një kundërshtari si Borussia Dortmundi i jep edhe më shumë peshë paraqitjes së tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.