ARKATANA

24-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në Austri, dyshohet se u godit me çekiç nga vëllai i partnerit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete.

Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra, shkruan topchannel.Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak. Në një njoftim fillestar, autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën.

Uji Dea

Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të Abigel Laçit.Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, Abigel ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.

Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes.I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm.

Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes.Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një motiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.