ARKATANA

Reforma mashtruese fiskale ua zbraz xhepat qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Reforma mashtruese fiskale ua zbraz xhepat qytetarëve.Buxheti mbushet vetëm duke goditur e luftuar kontrabandën dhe evazionin fiskal

Lekaj: Pushtetarët po e ndajnë ortakërinë me oligarkët e kriminalizuar

Ajo për të cilën kjo Qeveri është mburrur, reforma e re fiskale, e cila ka filluar së zbatuari nga 1 shtatori, vetëm sa po ua zbraz xhepat qytetarëve, sepse çmimet janë rritur, në vend se të zbriten.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se në vend të luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, Qeveria e Isa Mustafës po i favorizon oligarkët e bizneseve kriminale të lidhura me mafiopolitikën

Mobi Casa

Po bëhen 9 muaj, që ka marrë në dorë drejtimin e ekzekutivit të vendit kryeministri Isa Mustafa, por nuk po tregohen shenja të besueshme pozitive, përkundrazi faktet po dëshmojnë mashtrimet dhe dëmet që po u bëhen qytetarëve të pambrojtur.

Ai gjatë fushatës elektorale kishte premtuar shumë, siç kishte premtuar edhe me t’u bërë kryeministër, por ato premtime nuk rezultuan me asnjë sukses. Gjendja ekonomike në vend nuk po përmirësohet, nuk po luftohet krimi i organizuar, as evazioni fiskal e kontrabanda, as nuk po luftohen monopolet dhe hipokrizitë në dëm të bizneseve të ligjshme. Ajo për të cilën kjo Qeveri është mburrur si kokoshi, reforma e re fiskale, e cila ka filluar së zbatuari nga 1 shtatori, vetëm sa po ua zbraz xhepat qytetarëve, duke rezultuar mashtruese, sepse çmimet janë rritur, në vend se të zbriten. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se në vend të luftës së evazionit fiskal dhe kontrabandës, Qeveria e Isa Mustafës po favorizon oligarkët e bizneseve kriminale të lidhura me mafio-politikën.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, thotë se sipas një përllogaritjeje të rritjes së TVSH-së prej 16 në 18 për qind ka efekt në buxhet për 66.4 milionë, ndërsa zbritja për produktet bazike nga 16 në 8 për qind është përllogaritur të jetë me pak se 30 milionë euro. Shahini ka thënë se Qeveria nuk i ka marrë në konsideratë vërejtjet e komunitetit të biznesit dhe qytetarëve dhe ka thënë se zbritja e TVSH-së për 13 produkte nuk mund të ketë ndikim sikurse tek 100 mijë produktet të tjera, që hyjnë në TVSH, me rritje nga 16 në 18 për qind, ose me një rritje prej 12%./kosova sot/