Alban Meha shënon golin e fitores
Alban Meha ka shënuar sërish për skuadrën e tij Konyaspor.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Alban Meha po vazhdon të shkëlqej për skuadrën e tij, Konyaspor.
Meha në ndeshjen e sotme kundër skuadrës Osmanlispor, ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij dhe të fitores me rezultat 2:1.
Vendësit kishin kaluar të parët në epërsi, për të barazuar më pas Sissoko në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Meha ka shënuar golin e fitores në minutën e 61’të.
Ky është goli i dytë për mehen këtë edicion, pasi më herët kishte shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen kundër Galatasarayt. /Express

