UBT

Nis investimi në rrjetin elektrik për furnizimin e ujësjellësit në Smirë, Vërban dhe Kabash

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kanë nisur punimet në rrjetin elektrik që do të mundësojë furnizim më të mirë dhe më të qëndrueshëm me energji elektrike për sistemin e ujësjellësit që u shërben banorëve të fshatrave Smirë, Vërban dhe Kabash të Komunës së Vitisë.

Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin regjional të KEDS-it, Emin Emini, kanë vizituar nga afër vendpunishten dhe kanë parë ecurinë e projektit, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës energjetike në funksion të furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për banorët e këtyre lokaliteteve.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë vizitës, në kuadër të projektit aktualisht po realizohen disa ndërhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik. Punimet përfshijnë instalimin e një transformatori me kapacitet prej 250 kVA, vendosjen e 41 shtyllave të formatit 9/1000, si dhe shtrirjen e kabllos ABC 4×70 mm².

Ky investim në infrastrukturën energjetike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e sistemit të ujësjellësit, duke krijuar kushte më të mira për furnizim të pandërprerë dhe më të qëndrueshëm me energji elektrike. Përmes përmirësimit të furnizimit energjetik synohet që të rritet edhe siguria në funksionimin e sistemit të ujësjellësit dhe, rrjedhimisht, të përmirësohet furnizimi me ujë për banorët e Smirës, Vërbanit dhe Kabashit.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës ka vlerësuar bashkëpunimin me KEDS-in dhe ka falënderuar kompaninë dhe drejtorin regjional Emin Emini për angazhimin në realizimin e këtij projekti.

“Në emër të qytetarëve të Vitisë, falënderoj KEDS-in dhe drejtorin regjional, z. Emin Emini, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre punimeve. Përmirësimi i infrastrukturës energjetike është i rëndësishëm për funksionimin e qëndrueshëm të ujësjellësit dhe për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët tanë”, ka deklaruar Haliti.

Realizimi i këtyre punimeve paraqet një ndërhyrje me rëndësi për infrastrukturën publike të kësaj pjese të komunës, pasi funksionimi i qëndrueshëm i sistemeve të ujësjellësit është i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Projekti pritet që, pas përfundimit të punimeve, të krijojë një bazë më të qëndrueshme teknike për funksionimin e sistemit të ujësjellësit dhe për ofrimin e shërbimeve më të sigurta për komunitetin lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.