Eko Higjiena

Abdixhiku: Dje u refuzua zgjedhja e presidentit, u përcaktua edhe fati i vendit – zgjedhje të reja

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke mohuar se një ditë më parë është refuzuar ndonjë marrëveshje qeverisëse mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se të gjithë deputetët e partisë ishin pajtuar me këtë qëndrim.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me LVV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË”, ka shkruar ai, transmeton Zeri.info.

Sipas tij, ajo që u refuzua ishte zgjidhja për presidentin e Kosovës, përkatësisht kandidati i propozuar nga LDK-ja.

“Dje u refuzua zgjedhja e presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, po e paraqesin situatën si një sukses politik, duke pyetur se “çfarë paskan shpëtuar”.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së dhe as kërkesë e anëtarësisë së saj, ndërsa ka akuzuar grupet e tjera politike se prej muajsh kanë pasur si synim zgjedhjet e reja.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë”, ka shkruar ai.

Në fund, kreu i LDK-së ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve, partia nuk do të dorëzohet.

“Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Shkrimi i plotë:

Eco Higjiena

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion.

Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks?

Çfarë paskan shpëtuar?

Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja.

Dëm mund të bëjë çdo kush.

Për këtë, ja dora!

Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!

Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses.

Për këtë ndiej vetëm keqardhje!

Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.