Mobi Casa

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për vazhdimin pa vonesa të procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe sundimit të ligjit.

Në një përgjigje për Front Online, një zëdhënës i BE-së ka deklaruar se formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitonte plotësisht nga mundësitë që ofron rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

“Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitonte plotësisht nga mundësitë që ofron rruga e anëtarësimit në BE, përfshirë edhe ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

BE-ja ka theksuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për dialog efikas dhe konstruktiv ndërmjet partive politike, si dhe për një qëllim të përbashkët, në mënyrë që të mund të avancojë drejt objektivave të saj dhe të zbatojë reformat e kërkuara nga qytetarët.

United Hospital

“Ritheksojmë se vetëm një dialog efikas dhe konstruktiv ndërmjet partive, si dhe një qëllim i përbashkët, do t’i mundësojnë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të zbatojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

Në përgjigjen për Front Online, Bashkimi Evropian ka vënë theks të veçantë edhe te respektimi i Kushtetutës dhe jurisprudencës detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

“Respektimi i Kushtetutës, i jurisprudencës detyruese të Gjykatës Kushtetuese, i sundimit të ligjit dhe i qeverisjes së mirë kërkon që procesi i konstituimit të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, me të gjithë aktorët që përmbushin përgjegjësitë e tyre përkatëse”, thuhet në përgjigjen e BE-së

Deklarata e BE-së vjen në kohën kur procesi i formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Kosovës mbetet në fokus të zhvillimeve politike në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.