Fundamenti

Kurti deklarohet për herë të parë për Bekim Sejdiun: Shpresojmë që gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, po punojmë mbarë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti foli për herë të parë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të vendit, pasi u pyet sot.

Kurti tha se “po mundohemi për të mirë, e po punojmë mbarë”.

“Tash kemi me shku edhe në një aktivitet tjetër. Kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë që do të shkojë mbarë e mirë, sepse po mundohemi për të mirë, e po punojmë mbarë”, tha ai.

Për kandidaturën e Sejdiut, Kurti u dakordua dje me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti qëndroi i heshtur dje në një konferencë të përbashkët për media me Abdixhikun, ku u shpall arritja e marrëveshjes për çështjen e Presidentit.

Abdixhiku foli dje para mediave në Kuvend, duke e falënderuar Kurtin dhe LVV-në për “konstruktivitet” gjatë bisedimeve. Pas tij e mori fjalën kandidati për President, Bekim Sejdiu, ndërsa Kurti qëndroi i heshtur.

Fundamenti

Në LVV sonte do të ketë diskutime partiake për marrëveshjen e arritur me LDK-në për çështjen e Presidentit.

Ndërkohë, bë selinë e LDK-së u mbajt sot një mbledhje e Kryesisë ndërsa tani është duke u mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar.

Dy nënkryetarë të LDK-së, Imri Ahmeti dhe Gazmend Muhaxheri, thanë se emri i Bekim Sejdiut do të duhej të diskutohej paraprakisht në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Zyrtarët e LDK-së të afërt me Abdixhikun bënë thirrje që të gjithë deputetët e kësaj partie të votojnë për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i pyetur dje nëse do ta votojë Sejdiun për President, iu përgjigj shkurt Gazetës Express: “JO”. Më pas shkroi në një postim në Facebook se “nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”. Tha se “Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikues” dhe se kjo kandidaturë “nuk e përmbush këtë kriter”.

LDK-ja lëshoi më herët sot një deklaratë në faqen e saj zyrtare në Facebook, në emër të Kryesisë së partisë, duke thënë se nominimi i Sejdiut për President u mbështet “me unanimitet të plotë” dhe u bëri thirrje deputetëve të saj që gjatë procesit të votimit “të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë, vendimin e Kryesisë dhe përgjegjësinë që mbajnë si përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.