Zemaj për kandidaturën e Sejdiut: Të mos biem në kurthin e Kurtit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shprehur qëndrim kritik ndaj marrëveshjes për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Zemaj ka folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë kandidatin e dakorduar nga LDK-ja dhe LVV-ja.
Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president
Ai tha se qëndrimi i tij lidhet me mbrojtjen e LDK-së dhe kundërshtimin e asaj që e cilësoi si “kurth të Kurtit”.
“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”, tha Zemaj.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, arritën marrëveshje për Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për president.
Marrëveshja për kandidaturën e Sejdiut pritet të diskutohet edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së, ndërsa qëndrimet e deputetëve të kësaj partie do të jenë vendimtare për votimin e tij në Kuvend. /Telegrafi/

