United Hospital

Shpenzimet e Qeverisë rriten me mbi 213 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë të vitit 2026, ku vërehet rritje e ndjeshme e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ASK-së, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme gjatë tremujorit tw dytw 2026 arritën në 974.7 milionë euro, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytw tw vitit 2025 ishin 972.6 milionë euro. Kjo paraqet një rritje prej rreth 2.1 milionë eurosh.

Në anën tjetër, shpenzimet qeveritare kanë shënuar rritje dukshëm më të madhe. Në tremujorin e dytë të këtij viti, ato arritën në 997.9 milionë euro, krahasuar me 784.9 milionë euro në TM2 2025.

Kjo nënkupton se shpenzimet janë rritur për rreth 213 milionë euro, apo afërsisht 27.1 për qind brenda një viti.

Mobi Casa

Si rrjedhojë, në TM2 2026 shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme kanë qenë rreth 23.2 milionë euro më të larta se të hyrat e realizuara gjatë së njëjtës periudhë.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, me 67 për qind të totalit. Pas tyre renditen tatimet rrjedhëse në të ardhura me 18 për qind dhe aktivet dhe detyrimet financiare me 7 për qind, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Sa u përket shpenzimeve, kategorinë më të madhe e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet, me 36 për qind të totalit. Kompensimi i punëtorëve përbën 24 për qind, ndërsa konsumi i ndërmjetëm 13 për qind. Pjesa tjetër e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera.

ASK ka bërë të ditur se publikimi paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme për periudhën prill–qershor 2026./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.