United Hospital

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet sektorëve rajonalë të hetimeve të Policisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan është zhvilluar një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të Sektorëve Rajonalë të Hetimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të praktikave profesionale në fushën e hetimeve policore.

Takimin e udhëhoqi Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Remzi Azemi, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të sektorëve rajonalë të hetimeve nga drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës.

Në fokus të takimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave rajonale të hetimeve, përmes shkëmbimit të informatave relevante, përvojave dhe praktikave profesionale, si dhe bashkërendimit të veprimeve operative dhe hetimore.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar në proceset hetimore, veçanërisht në rastet që kërkojnë bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet strukturave policore në nivel rajonal. Shkëmbimi i informacionit dhe përvojave profesionale u vlerësua si një mekanizëm i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve hetimore dhe për përmirësimin e rezultateve konkrete në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua veprave penale kundër pasurisë, me synim që përmes koordinimit më të mirë të veprimeve dhe përdorimit të praktikave efikase hetimore të rritet suksesi në identifikimin, dokumentimin dhe procedimin e rasteve kriminale.

United Hospital

Pjesëmarrësit e takimit theksuan se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndërmjet sektorëve rajonalë të hetimeve, komunikimi i vazhdueshëm dhe ndarja e përvojave profesionale janë faktorë me rëndësi të veçantë për rritjen e efikasitetit të punës policore.

Ata vlerësuan se koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet strukturave hetimore kontribuon në ndërtimin e një qasjeje më profesionale dhe të unifikuar në trajtimin e rasteve kriminale, duke mundësuar reagim më të shpejtë dhe më efektiv ndaj veprave penale.

Takime të tilla pune synojnë të krijojnë një platformë të qëndrueshme për bashkëpunim profesional, shkëmbim të informacionit dhe përvojave, si dhe për bashkërendimin e veprimeve operative e hetimore ndërmjet drejtorive rajonale.

Në përfundim u theksua se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të hetimeve është në funksion të drejtpërdrejtë të rritjes së efikasitetit të Policisë së Kosovës në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit dhe, mbi të gjitha, të garantimit të një shërbimi policor sa më profesional, efektiv dhe të orientuar drejt sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.