Hajdari mund të bëjë hapin e madh, merr interesime nga klube të njohura evropiane
Mbrojtësi kosovar, Albian Hajdari mund të bëjë hapin e madh së shpejti.
Forma e tij mbresëlënëse sezonin e kaluar, ka ngjallë interesim nga klube të njohura në kontinent.
Ndër to janë Bournemouthi, Lazio dhe Bayer Leverkuseni të cilët dëshirojnë transferimin e kosovarit.
Deri tani nuk ka oferta zyrtare, por një lëvizje konkrete mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit pasi që është mbyllur afati i verës në Bundesliga.
Hajdari ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031, ndërsa paraqitjet e tij në vazhdim mund të ndikojnë në të ardhmen e tij./IndeksOnline/


