Berisha shpërthen me dy gola në futbollin gjerman
Veton Berisha ka qenë protagonist i ndeshjes ndërmjet Greuther Furthit dhe Nurnbergut, e zhvilluar sot.
Sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola, për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij. Ai e ka gjetur golin e parë në minutën e 39-të, ndërsa të dytin për të, respektivisht të tretin dhe të fitores për Furthin, e ka shënuar në minutën e 90-të, shkruan Zëri.
Një gol tjetër për vendësit e shënoi Tom Weilandt në minutën e 58-të. Kurse, për mysafirët, golat i shënuan Guido Burgstaller (7’) e Alessandro Schoepg (85’).
Krahas Berishës, 90 minuta tek Greuther Furthi luajti edhe Jurgen Gjasula, I cili në minutën e fundit ia lëshoi vendin bashkëlojtarit Robert Zulj. /Zëri/


