United Hospital

Bulevardi që zbrazi durimin e gjilanasve: Kaosi në qytet ndez valën e kritikave ndaj Hysenit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Punimet në bulevardin e qytetit dhe vështirësitë e krijuara në qarkullim kanë nxitur reagime të shumta të qytetarëve të Gjilanit, të cilët përmes komenteve publike po shprehin pakënaqësi për gjendjen e krijuar në qytet. Përveç pengesave në komunikacion, qytetarët ngrenë shqetësime edhe për sigurinë dhe organizimin e qarkullimit gjatë punimeve.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, u ka bërë më herët thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe të përdorin rrugët alternative gjatë kohës së punimeve. Megjithatë, reagimet në rrjetet sociale tregojnë se një pjesë e qytetarëve mbeten të pakënaqur me mënyrën se si po menaxhohet situata.

Në mesin e komenteve ka edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj udhëheqjes komunale. Valentino Whg ka shkruar: “Oh mytna e bllokona krejt, mos na le as prej shpijave me dal.” Ndërsa Fatmir Popovci Salihu ka pyetur: “Alban Hyseni, kur pe kryeni punën te udhëkryqi në hyrje të Gjilanit që bëhet llug aty?!”

ARKATANA

Kritikave nuk u ka shpëtuar as mënyra e realizimit të punimeve. Zijadin Hoxha ka komentuar: “Bravo kryetar, je i pari që i bëne punët llug në qytet.”

Përtej toneve të ashpra të komenteve, shqetësimi kryesor i qytetarëve lidhet me qarkullimin, sigurinë rrugore, qasjen në lagje dhe ritmin e punimeve. Gjendja e krijuar në disa segmente të qytetit ka rikthyer në vëmendje edhe debatin për planifikimin dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore.

Ndërsa punimet synojnë ndryshimin e pamjes dhe infrastrukturës urbane të Gjilanit, qytetarët kërkojnë që ky proces të zhvillohet me më shumë organizim, transparencë dhe masa konkrete për të minimizuar pengesat. Për ta, një qytet në transformim nuk duhet të shndërrohet në një qytet të bllokuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.