Mobi Casa

​AKP merr vendime të reja për ndërmarrjet shoqërore, 90 asete largohen nga shitja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka marrë një sërë vendimesh lidhur me administrimin, shitjen dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 27 gusht 2026, Bordi ka diskutuar për pronat e ndërmarrjeve shoqërore që ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe për kontestet gjyqësore që lidhen me to. Bordi ka vendosur që, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të zgjerojë bashkëpunimin me shtetet ku ndodhen këto asete.

Po ashtu, janë shqyrtuar asetet jothelbësore të NSh “Trepça”, të cilat, sipas Ligjit për “Trepça” ShA, kanë mbetur nën menaxhimin e AKP-së.

Bordi ka miratuar Shtojcën e Rregullores për Ndërmarrjet në Administrim Direkt, përkatësisht Rregulloren për NSh “Inex Sharr Pllanina” në Brezovicë, si dhe ka emëruar shtatë anëtarë të Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje.

Sa i përket shitjeve përmes tenderit publik, me kërkesë të Komunave të Skenderajt dhe Obiliqit janë larguar tri asete, ndërsa me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë janë larguar 90 asete, me arsyetimin e interesit të përgjithshëm publik. Një aset tjetër është larguar nga shitja sipas kërkesës së një pale, pasi ishte në trajtim për shitje direkte.

Në procesin e shitjeve direkte, Bordi ka shqyrtuar raportet fillestare rekomanduese, ku katër kërkesa janë aprovuar për procedurë të mëtejshme, ndërsa 11 janë refuzuar. Gjithashtu, janë miratuar 13 raporte përfundimtare të shitjes direkte, duke aprovuar çmimet e shitjes dhe autorizuar vazhdimin e procedurave për përmbylljen e tyre.

Mobi Casa

Bordi ka refuzuar edhe tri kërkesa për blerjen e banesave të ndërmarrjeve shoqërore, pasi kërkesat nuk ishin dokumentuar mjaftueshëm dhe nuk i plotësonin kushtet ligjore për aprovim.

Në kuadër të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi ka miratuar shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh “Hotel Mineral”, në shumën prej 17 mijë e 302 euro për një kreditor, si dhe të NSh “Ramiz Sadiku”, në shumën prej 6 mijë e 809.67 euro për tre kreditorë.

Ndërkohë, lidhur me procedurën e arbitrazhit UNCITRAL, në rastin ndërmjet “NR Agro Kosova Holding” Sh.P.K. dhe “Q.M.I. – Qendra e Mobileve Italiane” Sh.P.K. kundër AKP-së, Bordi ka aprovuar angazhimin e dy ekspertëve për nevojat e mbrojtjes së Agjencisë.

Po ashtu, është vendosur angazhimi i një eksperti ligjor për hartimin e strategjisë për transformimin e AKP-së dhe aktiviteteve të tjera që lidhen me këtë proces.

AKP ka deklaruar se mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e transformimit, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.