ARKATANA

Ukshin Hoti – i zhdukur, por jo i harruar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arif Ejupi – Kushtuar profesor Ukshin Hotit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në kujtim të të gjithë atyre që u zhdukën si pasojë e represionit dhe dhunës së ushtruar nga regjime kriminale. Profesor Ukshin Hoti u zhduk në maj të vitit 1999, pas lirimit nga Burgu i Dubravës; që nga ajo ditë, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe vendndodhja e tij e panjohur.

Të burgosën.
Të dënuan.
Të rrahën e të ofenduan.
Por nuk arritën
as të të tjetërsonin,
as të të gjunjëzonin.

Mbete ai –
Ukshin Hoti i vërtetë,
flamur në majat e Lubotenit,
skifter mbi çatinë
e Lidhjes së Prizrenit.

Ta kishin frikën
më shumë se rrufesë
dhe cunamit,
sepse fjala jote
këpuste prangat,
e mendimi yt i thellë
shembte qelitë
dhe rrënonte muret e kasaphanave.

Ishe dhe mbete unik e stoik
në luftën për liri e demokraci.

ARKATANA

Të vranë.
Të lanë pa varr,
të lemerisur se, edhe i vdekur,
do të vazhdoje të na flisje,
të na këshilloje,
të na ndërgjegjësoje
se si duhet qëndruar
e luftuar për liri e Atdhe.

Të zhdukën e të lanë pa varr,
pa e kuptuar se të bënë
shumëfish më të madh.

Edhe nga hiri yt i tretur,
të rinj e të vjetër
do të mësojnë
se si duhet dashur
dhe mbrojtur Atdheu.

Ukshin Hoti –
krenari e Krushës
dhe e mbarë kombit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.