UBT

Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Ajo theksoi se në Hagë nuk po gjykohet fati personal i katër ish-krerëve të UÇK-së, por, sipas saj, edhe lufta çlirimtare dhe historia e Kosovës.

Çitaku nënvizoi se vendimi do të ketë ndikim edhe në të ardhmen e Kosovës, duke shprehur shpresën që të katër ish-krerët të kthehen të lirë.

Uji Dea

“Është shumë rëndësishme me kuptu secili që më 16 shtator në Hagë nuk vendoset për fatin personal të 4 burrave, dhe është shumë rëndësishme të kuptohet që në burg në Hagë nuk është Hashim Thaçi i PDK-së, është Hashim Thaçi i UÇK-së, i Kosovës. Nuk është Rexhep Selimi i VV-së, është i Kosovës, Kadri Veseli i Kosovës, Jakup Krasniqi i Kosovës, nuk po gjykohet vetëm historia jonë, vetëm lufta çlirimtare, është një verdikt që do të ketë pasoja edhe për të ardhmen. Shpresoj që të katërtit bashkë të kthehen të lirë”, tha Çitaku.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që qytetarët më 12 shtator të jenë në Prishtinë, për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.