ARKATANA

Mustafa: Kurti po mban peng institucionet e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin, raporton Ekonomia Online.

Mustafa në një konferencë për media në hollin e Kuvendit tha se nuk do ta lejojnë një situatë të tillë.

“Albin Kurti ka marrë peng Kosovën dhe ka marrë peng institucionet e Kosovës. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe as nuk do ta lejojmë. Ne çdo ditë jemi edhe para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar kthimin në Kuvend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po protestojmë, po bëjmë aktivitet në mënyrë paqësore, në mënyrë të qetë për t’i përcjellë mesazhin e qartë. Mirëpo kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Fundamenti

Ai duhet të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit.Përndryshe, pakënaqësia e qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe durimi edhe i partive opozitare dhe në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë i pafund dhe do të përdorim mjetet demokratike për të shtyrë ata njerëz që kanë marrë peng Kosovën ta kthejnë Kosovën në binarë kushtetues dhe në binarë të një shteti normal. Kjo situatë tashmë po duket se ka rrëshqitur në një terren që nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë, që një parti shqiptare e Kosovës t’i marrë peng institucionet dhe të pengojë funksionimin e shtetit të Kosovës.Mirëpo ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo që nevojitet për të kthyer Kosovën në binarë normalë. Do të vazhdojmë me kërkesat tona të vazhdueshme, do të jemi këtu prapë pas 48 orëve me kërkesën e njëjtë: kthimin e Kuvendit të Kosovës deputetëve dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

I pyetur për çështjen e Presidentit, se a pret të ketë marrëveshje mes LVV dhe LDK, Mustafa tha se pas konstituimit të Kuvendit ka mjaftueshëm kohë për zgjedhjen e Presidentit.“Diskutimet për presidentin mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Dihet qartë se pas ditës së konstituimit të Kuvendit janë edhe 60 ditë për të zgjedhur presidentin. Nuk ka asnjë arsye të vetme të mbahet konstituimi i Kuvendit peng i diskutimeve që po ndodhin për presidentin. Kjo është një lojë politike, kjo është një strategji për të blerë kohë. Pse po i nevojitet kjo blerje e kohës nuk mund ta dimë, por ajo është e qartë se nuk ka vullnet për t’i dhënë Kosovës institucione në këtë fazë. Taktizime të tilla me negociata që nuk përfundojnë kurrë nuk mund ta arsyetojnë bllokadën e institucioneve. Kështu që ne presim që të kthehen në Kuvend, të konstituojnë Kuvendin dhe pastaj kanë kohën e nevojshme në dispozicion për t’i vazhduar negociatat për president, nëse me të vërtetë kanë vullnet për t’i dhënë vendit president dhe institucionet”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.