UBT

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra të përveçëm për Presidentin – takimet vazhdojnë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës do të vazhdojnë.

Kurti ka thënë se në takim kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

“Vazhduam bashkëbisedimin me kryetarin e LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka cilësuar diskutimin si të hapur, të sinqertë dhe serioz, duke theksuar se është rritur mirëbesimi ndërmjet palëve.

“Diskutimi ishte i hapur, serioz, i sinqertë. Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi biseduar me dhe për emra të përveçëm”, tha Kurti.

Megjithatë, Kurti sqaroi se emrat e diskutuar nuk janë persona për të cilët palët kanë marrë qëndrime paraprake.

“Nuk janë emra që ne i kemi pyetur paraprakisht, andaj në këtë fazë edhe nuk mund të flasim konkretisht për emra të veçantë, të cilët për herë të parë po i trajtojmë sot për president/e të ardhshme”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, krahas kritereve dhe parimeve për të cilat palët ishin dakorduar në takimin e kaluar, kësaj radhe janë diskutuar edhe emra konkretë.

Fundamenti

“Për ato kritere e parime që jemi dakorduar herën e kaluar, ua kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë që i kemi diskutuar”, tha ai.

Kurti e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm në proces. “Ky është hap i rëndësishëm paraprak”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai theksoi se negociatat mbeten të vështira, pasi sipas tij duhet të diskutohen gjerësisht dhe në hollësi të gjitha çështjet.

“Negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht, shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë kur njërit prej bashkëbiseduesve në radhën kur ka fjalën sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin e pastaj duhet të dëgjojë të tjerët çfarë mendojnë për atë person. Por lista zvogëlohet kur është e qartë se nuk mund të ketë dakordim për emër të përveçëm”, tha Kurti.

Kurti, ka thënë se nuk beson se është shkelur Kushtetuta për shkak të moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, si dhe për mosvazhdimin e seancës konstituive.

Ai ka deklaruar se kushdo që ka dyshime për shkelje kushtetuese mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Kushdo që konsideron se ka pasur shkelje kushtetuese, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Deputetët e kanë dhënë betimin, ata janë deputetë të Republikës së Kosovës, ndonëse s’ka Kuvend të konstituuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se adresimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese është i hapur për secilin që ka paqartësi, por ka shtuar se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje politike./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.