FIDANISHTJA

Abdixhiku: U diskutuan emrat për Presidentin e ardhshëm, hap i rëndësishëm përpara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë diskutuar emra konkretë për Presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Abdixhiku tha se pas dakordimit të parimeve për Presidentin në takimin e kaluar, palët sot kanë vazhduar diskutimet mbi emrat konkretë.

“Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit për parimet për Presidentin, sot kemi vazhduar bisedimet për emra konkretë. Të gjithë emrat, në masë të madhe, janë mbi parimet e dakorduara deri tani”, tha Abdixhiku.

Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm përpara, por kërkoi mirëkuptim për të mos bërë publike emrat e diskutuar.

“Është një hap i rëndësishëm përpara. Ju lus për mirëkuptim, sepse nuk mund të flas për emra konkretë. Do të takohemi sërish për të vendosur për emrin e Presidentit apo Presidentes së ardhshme të Kosovës”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se nuk mund të tregojë as numrin e emrave që janë diskutuar, duke theksuar se qëllimi i këtyre bisedimeve është sigurimi i stabilitetit politik në vend.

“Nuk mund të flas me numra sa kanë qenë, por po përpiqemi që t’i japim stabilitet Kosovës”, tha ai.

Uji Dea

Kreu i LDK-së foli edhe për situatën në Kuvend, duke theksuar se partia e tij nuk mund ta konstituojë Kuvendin dhe as ta thërrasë seancën konstituive.

“Ne nuk e konstituojmë Kuvendin dhe as nuk e thërrasim seancën. LDK-ja, gjëja e vetme që mund të bëjë, është të jetë e arsyeshme për Presidentin”, deklaroi Abdixhiku.

Ai mohoi që LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje që e vendos atë në varësi të një partie tjetër.

“LDK-ja nuk është vagon i asnjë partie. LDK-ja në këto bisedime flet me bindje të plotë për atë që përfaqëson tash e 37 vite”, tha Abdixhiku.

Në fund, Abdixhiku bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

“Duhet të bëjmë përpjekje që të gjejmë zgjidhje. Zëra mjaftueshëm për destabilizim politik në Kosovë ka”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.