Eko Higjiena

Vitia bëhet arenë e dialogut ndërkombëtar, nis Samiti Botëror i të Rinjve për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në Viti ka nisur sot dita e parë e Samitit Botëror të të Rinjve, një ngjarje ndërkombëtare që ka mbledhur të rinj dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer qytetin në një hapësirë të dialogut, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve për paqen dhe të ardhmen.

Aktiviteti po zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti dhe është konceptuar si një platformë ku të rinjtë mund të diskutojnë çështje me rëndësi globale, me fokus të veçantë në paqen, dialogun, diplomacinë, lidershipin rinor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në samit po marrin pjesë të rinj nga vende të ndryshme, ndërsa gjatë ditëve në vijim aktiviteti pritet të bashkojë edhe përfaqësues të institucioneve, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, akademisë dhe shoqërisë civile.

Samiti është organizuar në bashkëpunim me Institutin e Politikave Publike dhe Kërkimeve të Diplomacisë (IPPDR), Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), International Diaspora Foundation (IDF), Landesverband Hamburg (SDË) dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Mobi Casa

Nën moton “Të gjithë së bashku për një botë në paqe”, organizatorët synojnë të krijojnë një hapësirë të përbashkët për dialog dhe bashkëpunim, duke u dhënë të rinjve mundësinë të shkëmbejnë përvoja, ide dhe vizione për sfidat me të cilat përballet bota.

Samiti i 6-të Rinor për Paqe dhe një të Ardhme të Qëndrueshme 2026 do të zhvillohet nga 25 deri më 29 gusht 2026 në Viti, nën organizimin e Komunës së Vitisë dhe në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Ndërkaq, më 27 gusht, nga ora 10:00, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” do të zhvillohet ceremonia kryesore e Samitit Botëror të të Rinjve.

Për disa ditë, Vitia pritet të jetë kështu një pikë takimi për të rinj nga vende të ndryshme, me një mesazh që tejkalon kufijtë dhe dallimet: dialogu dhe bashkëpunimi i të rinjve janë pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një bote më paqësore dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.