Fundamenti

Mbështetje për 300 familje në Gjilan, ndahen çanta dhe materiale shkollore për fëmijët e familjeve në asistencë sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Treqind familje përfituese të asistencës sociale në Gjilan janë mbështetur me çanta dhe materiale shkollore, në kuadër të një nisme të Komunës së Gjilanit dhe organizatës Islamic Relief, me synim lehtësimin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Aktiviteti është realizuar përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëfinancim me Islamic Relief, ndërsa ndihma u dedikohet familjeve që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Mbështetja synon që fëmijët nga këto familje ta nisin vitin e ri shkollor me pajisjet e nevojshme dhe me kushte më të mira për vijimin e procesit mësimor. Përmes kësaj nisme, institucionet synojnë të kontribuojnë që vështirësitë ekonomike të mos bëhen pengesë për fëmijët në përgatitjen e tyre për shkollë.

FIDANISHTJA

Çantat dhe materialet shkollore përfaqësojnë një ndihmë konkrete për familjet përfituese, veçanërisht në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kur shpenzimet për pajisjet e fëmijëve rëndojnë më shumë mbi buxhetet familjare.

Komuna e Gjilanit ka shprehur mirënjohje për Islamic Relief për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të familjeve në nevojë, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me organizatat që kontribuojnë në fushën e mirëqenies sociale.

Nisma synon të përcjellë edhe një mesazh solidariteti për fëmijët dhe familjet në nevojë, duke u mundësuar nxënësve një fillim më të lehtë, më dinjitoz dhe me më shumë motivim në vitin e ri shkollor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.